Flash News

E-TJERA

Lela: Basha mund të ketë qarkulluar para nga burime ruse, forcon dyshimet pse s'ka shkelur prej vitesh në SHBA

Lela: Basha mund të ketë qarkulluar para nga burime ruse, forcon

Drejtori i Zyrës së Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka komentuar raportin e fundit amerikan mbi financimin rus në PD në vitin 2017.

Duke folur në një lidhje skype në edicionin e lajmeve në MCN Tv, Lela tha se tanimë është e besueshme teza që Basha të ketë qarkulluar shuma parash nga burime rusepasi, nuk kemi të bëjmë me burime gazetareske, por burime të shërbimeve inteligjente amerikane. 

Lela tha po ashtu se fakti që Basha s'ka shkelur prej vitesh në SHBA e bën të besueshme tezën që atij t'i jetë ndaluar hyrja në Amerikë. 

“Ngjarja është e vjetër por ka kënde të reja. Ka filluar me artikullin e famshëm të Mother Jons. Ja ku jemi në një kënd krejtësisht të ri, që është një burim nga shërbimet inteligjente amerikane që i thotë VOA-s kjo dosje ekziston. Nuk jemi më me një burim gazetaresk, por me të dhëna nga shërbimet inteligjente amerikane.

Kjo e bën ngjarjen më gravitacionale, më të debatueshme, dhe i jep kredibilitet tezës se Basha mund të ketë qarkulluar shuma të tilla nga burime ruse”, tha Lela.

I pyetur nëse Bashës i është refuzuar viza amerikane, ai tha se tanimë duket sikur dyshimet po vërtetohen, pasi u bënë vite që ish-kryedemokrati s’ka shkelur në SHBA.

“Fakti më solid që dimë dhe e kemi vëzhguar është mungesa e vizitës së Bashës në Amerikë prej shumë vitesh, që domosdoshmërisht ka një shkak. Ky shkak takohet me dyshimet pikërisht me dosjen.

Tashmë duket sikur po vërtetohet sepse ka pasur eksponentë të tjerë të PD që kanë shkuar, por jo z.Basha, që është paraqitur nga ambasadorja Kim si fëmija i artë i demokracisë. Kjo kontradiktë shpjegon dyshimin e vjetër që z.Basha i është larguar hyrja në SHBA lidhur me aferën ruse”, u shpreh Lela.

Të fundit