Flash News

E-TJERA

Lela: Berisha ka më shumë mbështetës në PD, “llumi” i zotit Basha më duket gjuha e urrejtjes që ai po përdor

Lela: Berisha ka më shumë mbështetës në PD,

Gazetari Alfred Lela deklaron se ish kryeministri Sali Berisha ka më shumë mbështetës në bazën e PD krahasuar me kryetarin aktual Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin Të vaksinuarit” në Fax News, Lela thotë se PD ndodhet në një krizë lidershipi, ndërsa shton se “llumi” i zotit Basha i duket gjuha e urrejtjes që po përdor kryetari aktual i PD-së.

PD ndodhet në një krizë lidershipi, është krizë manaxheriale, nuk i takon vetëm liderit por edhe atyre që Basha ka ndarë pushtetin. Sigurisht është edhe krizë besimi që krijon debatin, si pasojë e frustrimit e një lidershipi të paqartë.

Deri kur Basha e pezulloi Berishën nga PD ishte perceptimi se të paktën pushteti në PD ishte ndarë në dysh, pra Basha-Berisha. Dy liderët kanë besimin brenda PD.

Nga kjo ndarje nga akti i vetëm i lidershipit nën mbrapshtinë e vet. Ky akt nuk i ka prodhuar fizionominë e lidershipit në raport me bazën. Berisha ka më shumë mbështetës në bazë krahasuar me Bashën. “Llumi” i zotit Basha më duket gjuha e urrejtjes që po përdor kryetari aktual i PD-së”, u shpreh Lela.


 

 

Të fundit