Flash News

E-TJERA

Lela: Gjici është model i kësaj qeverie, s’duhet të habitemi

Lela: Gjici është model i kësaj qeverie, s’duhet të

Drejtori i zyrës së komunikimit tw PD, Alfred Lela, ka komentuar videon seksuale të Safet Gjicit.

I ftuar në “Open” ai tha se Gjici është modeli që ka prodhuar PS, dhe se është vetëm “20%” që është zbuluar.

Sipas tij, në kohën kur qeveriste PD, një incident që ndodhi me karakter të tillë, u largua me njëherë nga partia, duke iu referuar video-përgjimit të ish-ministrit Ylli Pango.

“Gjici vjen nga një model i caktuar dhe ky model e lejon të bëjë atë që ka bërë. Është një gjë që ka qëlluar të dalë në pah. Aferat e këtij lloji vetëm 20% arrijnë të zbulohen. Para 2013 ka pasur një mbërtheckë, dhe ka fluturuar.

Nuk duhet të jemi të tronditur sepse këtij model i kemi dhënë vend në studiot televizive”, tha Lela.

Të fundit