Flash News

E-TJERA

Lela: Ka një realitet të ri në PD, të mos luftojnë me “mullinjtë e erës”

Lela: Ka një realitet të ri në PD, të mos luftojnë me

Analisti dhe drejtori i Politiko.al, Alfred Lela ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

Duke folur në një lidhje me Skype në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, Lela thotë se në PD ka një realitet të ri tashmë, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit, si dhe vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pranuar kërkesën e grupit të Rithemelimit për ndryshimet për statutin e PD të bazuara nga kuvendi i 11 dhjetorit në 24 mars.

“Është një paradoks te njëri prej grupime. 6 marsi janë antitrupat e 9 shtatorit dhe ngjarjeve që kanë rrjedhur prej atëherë deri në 24 mars. Pasoja ishte dorëheqjes e Bashës dhe duhet të kishte qenë kulmi i dorëzimit dhe përpjekjeve të dështuara të atij grupimi që megjithëse 9 shtatori ka rënë, ata vazhdojnë të bëjnë një luftë që ka mbaruar dhe kjo më duket e habitshme.

Guri i fundit në këtë betejë ishte kryetari. Alibeaj e një pakicë në PD vazhdojnë ta bëjnë këtë betejë edhe pa gjeneralin, për mua është paradoks politik. Nuk mund të pretendosh sot Berishës ‘non gratën’ dhe zinxhiri i ngjarjeve nga 9 shtatori u shpalos para syve tanë për të na thënë se 24 dhe 6 marsi e kanë zhbërë 9 shtatorin.

‘Njeriut të shtëpisë’ nuk do t’i falet kjo retorikë. Janë demokratë që luajnë për lojën e tyre personale në hatrin e kundërshtarit klasik që është PS. Nuk ju shkon kjo lëvizje dhe i nxjerr absurdin në dritë të diellit.

Berisha në 6 mars e ka mbyllur lajmin që mund të bënte. Ka një realitet të ri në PD, të mos bëjnë sikur, dhe të mos luftojnë me mullinjtë e erës dhe të barazvlerësohen në raport me këtë realitet ose do thellojnë paradoksin. Duken si jashtë politike”, u shpreh Lela.


 

 

Të fundit