Flash News

E-TJERA

Lela: Me kërkesën për hetim, Escobar pranoi që s’ka fakte për Berishën

Lela: Me kërkesën për hetim, Escobar pranoi që s’ka

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka deklaruar se qëndrimi fundit i të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, zv/ndihmës sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar për kreun e PD, Sali Berisha tregon se vendimi i Blinken për kryedemokratin ka qenë politik.

Duke folur në MCN,sipas Lelës, fakti që Escobar kërkoi nga Prokuroria shqiptare hetime ndaj  Berishës, tregon që nuk ka prova kundër këtij të fundit.

“Nuk ka ndonjë të re në të gjithë këtë që tha Escobari. E vetmja e re është që Berisha duhet hetuar dhe është ajo që z.Berisha ka kërkuar. Bashkohen në këtë pikë, që duhen fakte dhe sipas hetimeve merren vendime.

Kjo tregon që ka vendim politik ai i Blinken-it sepse nuk je fajtor pa u provuar si i tillë. Z.Escobar duket se tani po kërkon prova dhe tani po ia kërkon hetimit. Është zhvillim pozitiv dhe është të pranuarit të mos pasjes së fakteve. Se nëse ke fakte dhe ia kërkon prokurorisë shqiptare, do të thotë që nuk i ke”, tha Lela.

Ai ka komentuar marrëveshjen e arritur sot mes PD-së dhe Partisë së Lirisë.

Ai tha se është historike që dy forcat e mëdha të opozitës bëhen bashkë dhe i njohin njëra-tjetrës kapacitetet.

“Historike është fakti që dy forcat e mëdha të opozitës bëhen bashkë dhe i njohin njëra-tjetrës kapacitetet. Meta ka pranuar primaret, duke ia njohur PD-së këtë tagër, ndërkohë që është fokusuar te këshillat bashkiak. Kjo është historike si në kuptimin politik por edhe shoqëror, pasi ka nevojë për një bashkim të fashave, elementeve, partive opozitare për të gjitha përballjet.

Çdo koalicion ka pikëpyetjet e veta dhe pikëpyetjet bëhen përgjigje me kalimin e kohës, kur të mund të provohen elektoralisht. Meta dhe Berisha kanë një histori bashkëpunimi, ajo e 2009, që arriti ta mbante vendit në stabilitetin politik.

Tani jemi përtej stabilitetit, në kuptimin që Shqipëria ka rreziqe të reja, dhe faktorët opozitare të hallakatur nuk ndihmojnë as përballjen, as ecurinë ne normalitet. Është një nevojë politike që u materializua sot”, tha Lela.

Të fundit