Flash News

E-TJERA

Lela: Presidenti i ri nuk do të kalojë në filtrat e amerikanëve, i lihet fushë e lirë Ramës

Lela: Presidenti i ri nuk do të kalojë në filtrat e

Analisti dhe drejtori i Politiko.al, Alfred Lela komentoi procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe zhvillimet e brendshme në PD. 

Duke folur në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve në MCN Tv, lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Lela u shpreh se ky proces ka qenë më i paqartë se asnjëherë më parë, duke qenë se kemi pasur fragmentarizëm të opozitës.

“Procesi ka qenë me zig-zage që u parashikuan më herët. Në këtë kuptim politika ka qenë e njëjta, e vjetra dhe e pandryshueshme. Jemi me 3 raunde të djegura.

Me sa duket po shkojmë drejt raundit të 5 ku sipas Kushtetutës shumica e zgjedh vet Presidentin. PD është qartësisht, sa i takon grupit parlamentar, e ndarë më dysh. Z. Alibeaj ka qenë që në fillim më i investuar në tratativat me shumicën, janë propozuar edhe disa emra, më vonë ka shprehur zhgënjim.

Tani jemi te parashikimi që dukej se thoshte se është një lojë e mazhorancës dhe opozita bën mirë të mos përfshihet në të. Grupi tjetër ka qenë i tërhequr në fillim, pastaj është përpjekur të negociojë në distancë të largët. Kemi patur edhe parti më të vogla opozitare që janë përfshirë, z.Mediu, Z.Shehi. Kemi një opozitë më disa projeksione. Ka qenë si asnjëherë tjetër një proces më i paqarti, që ka ardhur edhe prej fragmentarizmit të kampit opozitar”, tha gazetari.

I pyetur se çfarë do të ndryshonte nëse PD do të ishte e bashkuar, Lela tha se “Presioni do kishte qenë i ndryshëm, retorika do kishte qenë tjetër. Sepse përbashkimi i jep një mundësi tjetër të paktën në planin narrativ të qëndrimeve të opozitës, por sa i takon rezultatit nuk mendoj se do kishim një realitet tjetër politik sepse Rama nuk ka pse e lëshon Presidentin kur i ka numrat. Bie në sy kësaj here përpjekja për të ndërtuar një proces fals”.

Analisti nuk mendon se emri i Presidentit të ri ka nevojë të kalojë filtrin e ambasadorëve, duke u shprehur se Ramës do t’i lihet fushë e lirë veprimi.

Nuk e shoh nevojën e një check-imi amerikan në këtë rast. Nevoja e check-imit ka qenë në fillim të viteve 2000. Kur kishte ciflosje ose manipulim të procesit zgjedhor dhe amerikanët i kërkuan një lëshim PS-së. Kësaj radhe ambasada nuk mendon se zgjedhjet kanë qenë të ciflosura.

Nuk ka nevojë për miratim, përjashto rastin kur futet një emër që përbën një rrezik, apo lëshon një alarm në radarët e shërbimeve inteligjente. Ja kanë lënë të lirë z.Rama fushën. Emri do jetë në shijet e kryeministrit të vendit”, thotë Lela.

Teksa analizoi situatën në PD, Lela u shpreh se do të duhet kohë që selia blu të hapet dhe të pajtohet me ndërkombëtarët.

“Dilet me kohë. Asnjë proces nuk mund të mbyllet brenda një ditë, as hapja e PD-së, as pajtimi me ndërkombëtarët. Ka shumë punë përpara PD. Kujtojmë marrëdhëniet e tensionuara të PS në fillim të viteve 90’. PD ka pasur të njëjtin raport 1997-2004. Pas tensioneve kanë ardhur edhe ripartneritetet. Do të marrë kohë, do të marrë konsum, mundime, interpretime, por besojë e do të vijë”, tha gazetari.

Të fundit