Flash News

E-TJERA

Lela: Sali Berisha ka nevojë që t’i nxjerrë frikën popullit, po mbron dinjitetin e vet dhe të shqiptarëve

Lela: Sali Berisha ka nevojë që t’i nxjerrë frikën

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka nevojë që t’i nxjerrë frikën popullit të tij në një vend të tulatur në frikë.

Për të mbështetur këtë bindje të tij, ai tha se njerëzit vijnë në takime me Berishën dhe thonë se i kanë paralajmëruar se do i heqin nga puna.

"Instrumenti i frikës ekziston dhe ndaj Berishës”, tha Lela, në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.

Në vijim ai tregoi se me mijëra njerëz janë larguar nga frika për motive politike dhe ky shtoi ai, është një fakt.

Një biznesmen në Dibër i cili kishte ardhur nga Italia për të ndërtuar një teqe se i’a kishte lënë amanet gjyshi, më tha se e kishin kërcënuar se do e hedhin në erë, nëse ftonte Sali Berishën në inaugurim.

Mori kërcënime nga zyrtarë që i thanë se ‘do të hedhim në erë po erdhi Berisha’. A është ky vend i lirë? Biznesmeni ishte i lemerisër nga ideja.

Është një familje, e vjetër, e fisme dibrane. Dinjiteti i nëpërkëmbur i çdokujt, është dinjiteti i nëpërkëmbur i të gjithë neve”, tha Lela.

Të fundit