Flash News

E-TJERA

Lëndë piroteknike pranë Universitetit Politeknik, policia sekuestron materialet dhe nis hetimet

Lëndë piroteknike pranë Universitetit Politeknik, policia

Një sasi lëndësh piroteknike është zbuluar nga shërbimet e Policisë në murin rrethues të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ngjarja është regjistruar më 7 qershor, ndërsa materialet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Sipas njoftimit zyrtar, policia po punon për të identifikuar personin apo personat përgjegjës për vendosjen e lëndëve piroteknike në këtë zonë publike.


“Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lënde piroteknike. Lëndët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,” thuhet në njoftimin e autoriteteve.


Grupi hetimor është duke këqyrur pamjet filmike të sigurisë për të identifikuar poseduesin dhe për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Policia vijon hetimet në drejtim të ndalimit të personit përgjegjës.

Të fundit