Flash News

E-TJERA

Lëndohet me mjet të mprehtë nxënësi 13-vjeçar në oborrin e shkollës në Tiranë

Lëndohet me mjet të mprehtë nxënësi 13-vjeçar

Një nxënës është lënduar me një mjet të mprehtë duke luajtur me një bashkëmoshatar në oborrin e shkollës “1 Qershori” në Tiranë.

Sipas policisë, 13-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.

13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit