Flash News

E-TJERA

Leo Di Caprio sërish sytë nga Vjosa, por pa 'lavdet' e kërkuara për qeverinë nga Rama

Leo Di Caprio sërish sytë nga Vjosa, por pa 'lavdet' e

Një muaj më parë, kryeministri Edi Rama foli nga aktiviteti për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Gjatë nënshkrimit të memorandumit, Rama iu drejtua edhe aktorit të njohur Leonardo Di Caprio, i cili ka bërë thirrje vazhdimisht për mbrojtjen e Vjosës.

Rama ‘sulmoi’ Di Caprion duke i thënë se bëhet i gjallë vetëm për ta sulmuar qeverinë dhe jo për të mbrojtur atë. Kryeministri tha se ndoshta duke e sharë aktori do të reagojë.

“Më kanë shënuar diçka këtu për Leonardo Di Caprion pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbrojtur qeverinë. Tani që qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishim ndërmend ta bënim, por që ndërkohë po e bëjmë. Mbase duke e sharë pak do t’ia kapi veshi”, tha Rama.

Mirëpo, vetë Di Caprio ka reaguar lidhur me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Në një postim në Instagram, teksa shpërndan një video me pamje nga Vjosa, Di Caprio shkruan se qeveria është një hap larg shpalljes Park Kombëtar, por nuk i ka dhënë bujë dhe jehonë ashtu sikurse Rama kërkoi.

“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, shkruan Di Caprio.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Të fundit