Flash News

E-TJERA

Leo Messi nuk tërhiqet: Do vazhdoj të luaj si Kampion Bote me Argjentinën

Leo Messi nuk tërhiqet: Do vazhdoj të luaj si Kampion Bote me

Pas 32 vitesh pritje, Argjentina u kurorëzua dje në Katar kampione bote.

Lionel Messi mori trofeun e ëndërruar pas një finale të ‘çmendur’ me Frncën e cila u bë e papërmbajtjshme drejt fundit të pjesës së dytë.

Mirëpo, ndryshe nga çfarë kishte dkelaruar pak para nisjes së Botëror për tërheqjen nga kampionatet botërore, Leo Messi duket se ndërroi mendje pas fitores së Kupës së Botës.

Në një intervistë pas shpalljes kampion bote, Messi tha se nuk donte të tërhiqej nga kombëtarja, por do të luante si një kampion.

“Unë nuk do të tërhiqem. Dua të vazhdoj të luaj si kampion i Kupës së Botës. Natyrisht që doja ta mbyllja karrierën me këtë, nuk mund të kërkoj më asgjë. Falë Zotit që më dha gjithçka. Të mbyll pothuajse kështu karrierën, është mbresëlënëse”, tha Messi.

Messi shënoi dy gola për Argjentinën në finalen emocionuese të Kupës së Botës të së dielës kundër Francës, ndërsa ndeshja përfundoi 3-3 pas kohës shtesë, përpara se të kthente golin në penallti, të cilën skuadra e tij e fitoi 4-2 për të marrë çmimin më të madh në futboll.

Të fundit