Flash News

E-TJERA

Lëshoi 6 urdhër-arreste, Yuri Kim: Shpresojmë që SPAK të vazhdojë të demonstrojë forcën dhe integritetin

Lëshoi 6 urdhër-arreste, Yuri Kim: Shpresojmë që SPAK
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në Shqipëri ka reaguar, pas lëshimit të 6 urdhër arresteve për emrat e njohur të botës së krimit nga SPAK.

Përmes një postimi në Twitter, Kim thotë se ditën e sotme SPAK ka marrë përsipër një rast  kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo shpreson që SPAK të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla. 

“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla", shkruan Kim. 

Të fundit