Flash News

E-TJERA

Lëshonte çertifikatën e vaksinimit për 50 euro, ministria shkarkon mjeken dhe drejtorin e qëndrës shëndetësore

Lëshonte çertifikatën e vaksinimit për 50 euro, ministria

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra mjeken Elona Naço, e cila jepte çertifikatën e vaksinimit pa e bërë vaksinën kundrejt vlerës 50 euro.

Ajo ushtonte detyrën pranë ambulancës të fshatit Gradisht Lushnje. Rasti u denoncua një ditë më parë nga "Fiks Fare". Ministria kërkoi gjithashtu heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për Elona Naçon.

“Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë", thotë MSH.

Kjo e fundit ka marrë masën e lirimit nga detyra dhe për drejtorin e qendrës shëndetësore Gradisht, me inicialet A.Gj.

"Ministria e Shëndetësisë ka marrë edhe masën e lirimit nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore Gradisht, me inicialet A.Gj”, shton më tej ministria.

 

 

Të fundit