Flash News

E-TJERA

Letër-porosi nga Belgjika, SPAK kontrolle në 4 ambiente, arrestohet 33-vjeçari në Berat

Letër-porosi nga Belgjika, SPAK kontrolle në 4 ambiente, arrestohet

Një letër-porosi nga Belgjika ka vënë në lëvizje policinë e Beratit. Efektivët kanë zhvilluar kontrolle në 4 ambiente.

Në pranga është vënë një 33-vjeçar, në banesën e të cilit u gjetën dhe u sekuestruan dokumente të falsifikuara, elektroshok dhe fishekë arme gjahu.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.

Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit