Flash News

E-TJERA

Letra e qeverisë drejtuar OSBE-së, Kume: Veprim që zor mund të justifikohet

Letra e qeverisë drejtuar OSBE-së, Kume: Veprim që zor mund

Eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume komentoi akuzat e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha se qeveria i ka bërë presion vëzhguesve ndërkombëtarë për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit dhe replikave nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Duke folur në Ora News, ai tha se letra e qeverisë drejtuar OSBE-së është diçka e gabuar.

Kume: Më duket si një veprim që zor mund të justifikohet nëse përmbajta që ka deklaruar Berisha është ashtu. Është e çuditshme sepse është një foshnjëri diplomatike që t’i drejtohet një organizate si OSBE-ja që organizon monitorimin e zgjedhjeve në gjithë botën dhe i kërkon që të mbajë anë në këtë proces dhe të mos përdoret raporti në dëm të mazhorancës.

Më duket një veprim i pavend dhe pa mend. Nëse është bërë nuk ka për të pasur rezultate sepse në përvojën time OSBE-ja është ndër organizatat që mund të ndikohet nga ajo që luhet në atë që ndodh në raport me luftën e brendshme politike.

Të fundit