Flash News

E-TJERA

Letra e Rusisë për Shqipërinë, Preç Zogaj: Është një formë diversioni, situata është e nderë

Letra e Rusisë për Shqipërinë, Preç Zogaj:

Analisti dhe publicisti, Preç Zogaj ka komentuar letrën e Rusisë për Shqipërinë, lidhur me tensionet në Ukrainë, ku kërkon që vendi ynë të mbajë një qëndrim konkret për këtë çështje.

Sipas Zogajt, letra është një tekst standard që u dërgohet njësoj vendeve të BE dhe sipas tij edhe përgjigja do të trajtohet e tillë.

Zogaj thotë se letra është një formë diversioni pasi Rusia ka interes të aplikojë marrëdhëniet bilaterale jo në bllok.

“Jo, është i njëjti tekst për vendeve të BE dhe NATO. Edhe Shqipëria do e trajtojë si një letër që i vjen vetëm asaj, por letër standarde se Shqipëria është në NATO.

Është një formë diversionit se Rusia ka interes të aplikojë marrëdhëniet bilaterale jo në bllok.

Testojnë me letër se vendet do përgjigje vec e vec. Por nuk përgjigjen të veçuar . Rusia ka instaluar mbi 100 mijë forca në kufi me Ukrainën dhe kërcënon pushtimin, por dy javë më parë kishin kërkesa më të avanacuara që Rumania e Bullgaria të tërhiqen nga NATO, kërkojnë shthurjen e NATO-s.

Cdo vend është në të drejtën e vet të zgjedhë aleancat ku bën pjesë. Situata është e nderë, ka shumë bllofe, testime dhe konstatoj se vendet e BE dhe SHBA po reagojnë me një zë. Pra dështon përpjekja e Rusisë për të përçarë aleancën. Rusia ti bëjë mirë llogaritë për cdo projekt që mund të ketë”, tha Zogaj.

Të fundit