Flash News

E-TJERA

Letra e vajzës nga Kurbini, që preku presidenten e KE-së: Kujtesë e fuqishme e miqësisë BE-Shqipëri

Letra e vajzës nga Kurbini, që preku presidenten e KE-së:

Një vajzë 15-vjeçare, e quajtur Erjola, i ka dërguar një letër presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, në shenjë falënderimi për rindërtimin e shkollës së saj të financuar nga Bashkimi Evropian, pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit.

Von der Leyen ka publikuar në Instagram, letrën e vajzës bashkangjitur me një foto të saj. Von der Leyen e ka cilësuar rrëfimin personal të vajzës, si një nga kujtimet më të veçanta të miqësisë mes Bashkimit Evropian  dhe Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Erjola është një vajzë 15-vjeçare që jeton në Kurbin të Shqipërisë Veri-Perëndimore, rreth. 35 kilometra nga kryeqyteti Tirana dhe pak kilometra nga deti Adriatik.

Ajo më dërgoi një letër të shkruar me dorë, duke shprehur gëzimin e përzemërt për shkollën e saj të rindërtuar rishtas – të rindërtuar me ndihmën e BE-së.

Kjo letër më preku. Nuk është vetëm një rrëfim thellësisht personal i përvojës së saj. Është gjithashtu një kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur punojmë së bashku. Në këtë rast BE-ja dhe Shqipëria.

Dy vjet më parë, një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë, duke vrarë dhjetëra. Ndër bashkitë më të prekura ishte Kurbini dhe ndër ndërtesat e shkatërruara ishte shkolla e Erjolës.

I gjithë Bashkimi Evropian u mobilizua me shpejtësi për një vend që është në zemër të kontinentit tonë – dhe që shpresoj dhe jam i bindur se një ditë do të jetë gjithashtu pjesë e Bashkimit tonë. Të njëjtën shpresë shpreh edhe Erjola në letrën e saj. Sot unë, miqtë e mi ndihem europianë të vërtetë”, shkruan ajo.

Në shkurt 2020 në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, në prani të kryeministrit Edi Rama i bëra thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë që t'i bashkohen mbështetjes për rimëkëmbjen. Unë angazhova vetëm për Komisionin Evropian 100 milionë euro nga buxheti i BE-së, përveç 15 milionë eurove që kishim dhënë tashmë.

Ndër të tjera, BE-ja që atëherë ka mbështetur procesin e rimëkëmbjes në rajon me një program të quajtur "EU4Schools". I nisur në maj 2020, ai siguron fonde prej 75 milion €. E zbatuar nga PNUD-i, është një platformë që ne të punojmë drejtpërdrejt me qeverinë, duke mbështetur qeverinë kombëtare si dhe qeveritë vendore. Një tjetër program i quajtur “EU4Culture” me një buxhet prej 40 milionë euro, i zbatuar nga UNOPS, synon rehabilitimin dhe përmirësimin e ndërtimit të vendeve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti.

Në shtator, gjatë udhëtimit tim në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pata nderin të përuroja shkollën Korb Muça dhe kopshtin Evropa – të rindërtuara gjithashtu me fondet e BE-së.

Tani, letra e Erjolës është një tjetër kujtim i veçantë i miqësisë së qëndrueshme mes BE-së dhe Shqipërisë dhe i së ardhmes sonë të përbashkët.

Letra e vajzës nga Kurbini, që preku presidenten e KE-së:

Të fundit