Flash News

E-TJERA

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen 12 drejtorët e departamenteve

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen 12 drejtorët e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka ndryshuar dhe disa nga drejtorët e departamenteve pak ditë pas emërimit të 12 drejtorave të policisë në qarqe.

– Ervin Ndreun, i cili ishte edhe garues për Drejtor në Qarqe ndërsa deri me tani ka qenë shef komisariati Nr.6 në Kombinat është transferuar në Lezhë, duke e emëruar zv/drejtor qarku.

– Po ashtu Oligert Torba, shefin e komisariatit nr.5 e i është dhënë detyra e zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier.

– Hajri Kushe, më parë ish-zv/drejtor në qarkun e Shkodrës i është lënë detyra e zv/Drejtorit të Korcës.

- Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit.

– Shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

– Ndërkohë figura të tjera si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka nga Drejtorë Qarqesh shkojnë në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit.

Të fundit