Flash News

E-TJERA

Lëvizje në Policinë e Tiranës/ Preken sektorët e krimeve, rrugores dhe trafikut urban

Lëvizje në Policinë e Tiranës/ Preken sektorët e

Një sërë ndryshimesh janë bërë së fundmi në radhët e Policisë së Tiranës, duke prekur strukturat e krimeve, policisë rrugore dhe trafikut urban. Burime për News24 bëjnë me dije se ndryshimet përfshijnë rotacione dhe transferime të disa drejtuesve dhe efektivëve të rëndësishëm në komisariate të ndryshme të kryeqytetit.

Më konkretisht, shefi i krimeve në Komisariatin Nr.5 është transferuar në Komisariatin e Vorës, ndërsa homologu i tij nga Vora ka kaluar në drejtim të Komisariatit Nr.5. Ndërkohë, shefi i krimeve në Komisariatin Nr.1 është zhvendosur drejt Policisë Rrugore të Tiranës, konkretisht në sektorin e hetimit të aksidenteve.

Lëvizje janë regjistruar edhe në strukturat e Policisë Rrugore të kryeqytetit. Rreth 20 efektivë të njësive të linjave dhe trafikut janë transferuar, përfshirë edhe 4 komandantë të këtyre njësive. Ndër më të spikaturit është lëvizja e shefit të trafikut urban, Jetnor Shira, i cili është zëvendësuar nga Megian Ademaj.

Gjithashtu, disa oficerë të policisë gjyqësore (OPGJ) janë transferuar në sektorë të tjerë brenda Policisë Rrugore të Tiranës.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të këtyre ndryshimeve, të cilat vijnë në një moment kur siguria rrugore dhe menaxhimi i trafikut në kryeqytet janë në fokus për shkak të shtimit të aksidenteve dhe ngarkesës në qarkullim.

Të fundit