Flash News

E-TJERA

Lëvizjet në Premier League, trajneri i parë bie në “rrjetën e eliminimeve"

Lëvizjet në Premier League, trajneri i parë bie në

Premier League ka bërë lëvizjen e parë për shkarkimin trajnerëve. Uatffordi është skuadra e parë që shkarkon trajnerin e saj  Xisko Munoz, nga posti.

Trajneri spanjoll e la skuadrën në vendin e 14-të duke grumbulluar vetëm 7 pikë në 7 ndeshje. Komunikata e grupit, përveç konfirmimit për shkarkimin e Munoz, theksonte se ”Bordi mendon se paraqitjet e fundit japin indikacion të fuqishëm në një trend negativ, në një kohë kur skuadra duhet të jetë duke u përmirësuar.”

Munoz mori drejtimin e Uatfordit në dhjetorin e kaluar dhe e riktheu atë me sukses në Premier League, pasi zuri vendin e dytë në Championship.

Të fundit