Flash News

E-TJERA

Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në

Në pranga ra shtetasi me iniciale P. D., 37 vjeç, banues në Paskuqan, i cili kishte vendosur maskë silikoni. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe tentoi të largohej me shpejtësi me një motomjet pa targa, por u kap pas ndjekjes pranë liqenit të Paskuqanit.

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit dhe pronës, si dhe zbardhen 2 të tilla, të kryera nga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet, si rezultat i ndjekjes policore, një 37-vjeçar që kishte siguruar, për qëllime kriminale, lëndë eksplozive, lëndë djegëse, armë zjarri dhe një motomjet të dyshuar të vjedhur, pa targa.

Në momentin e ndalimit, ai kishte vendosur maskë silikoni.

Sekuestrohen sasi lënde eksplozive (gati për shpërthim), 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, 1 maskë silikoni dhe 1 motomjet pa targa (i dyshuar i vjedhur).

Të fundit