Flash News

E-TJERA

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 44-vjeçari në

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Kamzës, pasi u kap duke qarkulluar në rrugë me një armë zjarri pistoletë.

Sipas njoftimit zyrtar, patrullat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan shtetasin në fjalë gjatë kontrolleve rutinë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Gjatë verifikimeve rezultoi se 44-vjeçari dispononte autorizim për mbajtjen e armës, por ky autorizim ishte i vlefshëm vetëm për banesën e tij, duke bërë të jashtëligjshme mbajtjen e saj në hapësira publike.


Pas procedurave të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 kanë vendosur arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.

 

Të fundit