Flash News

E-TJERA

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari nga Burreli

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari nga Burreli

Në 38-vjeçar është arrestuar pasi lëvizte i armatosur.

38-vjeçarit iu gjet në makinë gjatë kontrollit, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:

B. B., 38 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Në rrugën e Arbërit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “BMË”, me drejtues shtetasin B.B. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin”, njofton policia.

Të fundit