Flash News

E-TJERA

Lëvizte me armë zjarri në makinë, përfundon në pranga 23-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri në makinë, përfundon në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar me inicialet M.H sepse lëvizte me armë zjarri në makinë. Në operacionin e koduar “Mesnata” është sekuestruar gjithashtu një armë zjarri si dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.        

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Mesnata”. Qarkullonte me automjet, i armatosur, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit