All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Lëvizte me armë zjarri pa leje, arrestohet gardisti në Tiranë

All - Paragraf - 1

Lëvizte me armë zjarri pa leje, arrestohet gardisti në

Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë vënë në pranga një punonjës të Gardës në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Kristjan Gjini, 32 vjeç u arrestua pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje, të cilën e mbante në makinë.

“Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, Kristjan Gjini, 32 vjeç.

Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.

Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë.

Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës”, njofton policia.


 

 

Të fundit