Flash News

E-TJERA

Lëvizte me automjet të blinduar, shoqërohet nipi i deputetit të PS

Lëvizte me automjet të blinduar, shoqërohet nipi i deputetit

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rahman Rraja është vendosur sërish në shënjestër të policisë.

Ai është ndaluar gjatë një aksioni të uniformave blu në zonën e Qafë-Kasharit. Policia ka zhvilluar një operacion kontrolli për automjetet e blindura, sikurse ishte edhe mjeti që drejtonte Rraja.

Ky i fundit është shoqëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për kontroll të detajuar.

Rramazan Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë. Vitin e kaluar ai terrorizoi me kallash klientët në një lokal në Lezhë bashkë me dy persona të tjerë.

Gjithashtu ka qenë i arrestuar në Belgjikë për trafik kokaine në dhjetor të vitit 2020. Rraja është marrë në pyetje edhe për atentatin me tre viktima në Fushë Krujë, ku u ekzekutua kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.

Rreth tre vite më parë, Rraja u filmua në ambientet e QSUT-së duke dhunuar një grua.

Të fundit