Flash News

E-TJERA

Lëvizte me taksi për të shmangur policinë, arrestohet 23-vjeçari i armatosur në Tiranë

Lëvizte me taksi për të shmangur policinë, arrestohet

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Tiranës, pasi u kap duke lëvizur me armë.

I riu përdorte taksi për të mos u gjurmuar dhe kapur nga policia. Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë kushëriri i tij Xh. Gj., 24 vjeç.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas që lëvizte me taksi, posedonte 1 armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Destinacioni”. Gjatë operacionit, u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, njofton policia.

Të fundit