Flash News

E-TJERA

Lewandowski konfirmon largimin: Epoka ime te Bayern ka përfunduar

Lewandowski konfirmon largimin: Epoka ime te Bayern ka përfunduar

Robert Lewandowski pakonfirmuar largimin e tij nga gjiganti bavarez Bayern Munich. Bomberi polak e quan të mbyllur kapitullin në Mynih, teksa ka konfirmuar se transferimi është zgjidhja më e mirë për të.

Duke folur në një konferencë për shtyp me Poloninë para ndeshjes së Ligës së Kombeve, Lewandowski u shpreh se nuk ka më dëshirë të luajë në “Allianz Arena”.

“Epoka ime në Bayern ka përfunduar. Nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar të luaj për këtë klub. Bayerni është një klub serioz dhe besoj se nuk do të më mbajnë nuk dua të luaj më atje. Transferimi është zgjidhja më e mirë. Shpresoj që të mos më ndalojnë”, është shprehur Lewa.

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn, u përgjigj duke i thënë kanalit televiziv gjerman Sport1: “Nuk mund t'ju them pse Robert zgjodhi këtë rrugë. Deklaratat publike si kjo nuk të çojnë askund. Unë mendoj se ai duhet të dijë se çfarë ka në Bayern.”

Dy javë më parë, presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, ishte i bindur se nuk kishte vend për manovrim.

“Robert ka një kontratë deri në vitin 2023. Për aq kohë ai do të luajë me ne. Nuk ka asnjë zëvendësues për një lojtar të tillë të klasit botëror. Ai ka një kontratë, kështu që supozoj se ai e përmbush atë. Është e drejta e tij që të mos e zgjasë kontratën”, ka thënë Hainer.

33-vjeçari ka qenë në Bayern që nga viti 2014. Lewandowski shënoi 35 gola në Bundesliga në 34 paraqitje këtë sezon dhe 13 gola në 10 ndeshje të Champions League.

Të fundit