Flash News

E-TJERA

Lezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotë shërbimi meteorologjik

Lezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotë

Lezha dhe Durrësi janë përfshirë nga një mjegull e dendur mbrëmjen e kësaj të premteje. Fillimisht ishte Lezha dhe më pas nga e njëjta situatë është përfshirë edhe Durrësi. Siç duket dhe nga fotot e mëposhtme këto qytete kanë marrë një pamje të pazakontë.

Shërbimi metereologjik Meteoalb, thotë se bëhet fjalë për një re pluhuri dhe rëre e cila ka ardhur nga  shkretëtirat e Afrikës veriore. Kjo re është ngjitur në Europën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italisë veriore.Pasi zbriti nga Alpet drejt Ballkanit, ajo preku sonte dhe Shqipërinë, kryesisht zonën bregdetare.

Fatmirësisht, mjegulla i ka përfshirë këto qytete pas orës policore dhe lëvizjet e mjeteve kanë qenë të rralla, pasi po të kishte qenë më herët, mjegulla do ishte bërë shkak për aksidente.

Lezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotëLezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotëLezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotë

Të fundit