Flash News

E-TJERA

Lezhë/ Aksidentuan për vdekje këmbësorin, arrestohen dy persona

Lezhë/ Aksidentuan për vdekje këmbësorin, arrestohen dy

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se kanë aksidentuar një person për vdekje një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, të cilët,  duke lëvizur  me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas,rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë,  duke lëvizur  me mjetet e tyrë tip “Benz ” dhe “BMË”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit