Flash News

E-TJERA

Lezhë/ Gjendet i pajetë 55-vjeçari në banesë, fqinjët dhanë alarmin pasi ndjenë erën e rëndë

Lezhë/ Gjendet i pajetë 55-vjeçari në banesë,

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen ‘Skënderbeg’ në Lezhë.

Mësohet se viktima është 55-vjeçari Kujtim Trushi, i cili sipas të dhënave të deritanishme jetonte i vetëm në banesë.

Kanë qenë fqinjët e viktimës ata të cilët kanë njoftuar policinë, pasi ndjerë erën e keqe që vinte nga banesa e Trushit.

Shkaqet e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta.  

 

Të fundit