Flash News

E-TJERA

Lezhë/ Goditet një “shtëpi bari”, 3 në pranga, njëri prej tyre punonjës i OSHEE

Lezhë/ Goditet një “shtëpi bari”, 3 në pranga,

Strukturat e policisë kanë zbuluar një ambient të fshehtë të përdorur për prodhimin e lëndëve narkotike në qytetin e Lezhës.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës, pas informacioneve të siguruara nga hetimet paraprake.

Mësohet se objekti i kthyer në serë të improvizuar ndodhej pranë aksit Lezhë–Laç, në zonën e Spitenit.

Brenda magazinës janë konstatuar kushte të posaçme për rritjen e kanabisit, të krijuara përmes ndriçimit artificial dhe sistemeve teknike të ajrosjes.

Si rezultat i aksionit, 3 persona janë vënë në pranga, njëri prej tyre punonjës i OSHEE.

NJOFITMI I POLICISE
Armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara. Finalizohet operacioni i koduar “Second floor”. Zbulohen në një objekt trekatësh në fshatin Rrilë, 4 ambiente të përshtatura për kultvimin e bimëve narkotike dhe tharjen e tyre, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sekuestrohen 8.8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë Kokainë, 3 armë zjarri, 2 armë sportive, 1 automjet dhe 4 celularë. Nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh. Kapen në flagrancë në këto ambiente dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

Vihet në pranga dhe 1 punonjës i OSHEE-së, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Vihen në hetim 4 punonjës të tjerë të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit te Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionit e siguruara për një rast të kultvimit të bimëve narkotike, në një objekt në fshatin Rrilë, kanë organizuar operacionin e koduar “Second floor”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në objektin 3-katësh dhe kanë kontstatuar se në katin e dytë të këtij objekti, ishin pështatur 4 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, dhe për tharjen e tyre, me qëllim përgatitjen për shitje. Nga verifikimet rezultoi se në këtë objekt kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në këtë ambient dhe kanë arrestuar shtetasit:

-A. Gj., 57 vjeç dhe A. GJ., 22 vjeç, babë e bir, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve për rastin:
-u arrestua shtetasi Gj. D., 59 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe si bashkëpunëtor për kultivimin e bimëve narkotike;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 punonjës të OSHEE-së, shtetasit M. P., A. Gj., E. R dhe O. T., të dyshuar për shpërdorim detyre.

Nga kontrolli i kryer në katin e dytë të objektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-8.8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 960 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të mbjellë në kubikë, 850 fara të dyshuara narkotike kanabis, 106 llamba me transistor që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike;
-1 armë zjarri automatik me dy krehra me fishekë, 1 pistoletë sportive me fishekë, 1 automjet dhe 4 celularë.

Nga kontrolli i kryer në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 gramë lendë e dyshuar narkotike Kokainë, 1 pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pushkë dhe 1 armë sportive.

Nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të saj dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet proceduralë do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit