Flash News

E-TJERA

Lezhë/ I moshuari gjendet i vdekur me plagë në kokë

Lezhë/ I moshuari gjendet i vdekur me plagë në kokë

Një person rreth moshës 60-vjeçare është gjetur i pajetë nga banorët e zonës në fshatin Balldre të Lezhës. Viktima, identifikuar si shtetasi S. S., u gjet i shtrirë në rrugë me plagë në kokë.

Sipas raportimeve të Policisë, rreth orës 12:00, banorët e zonës kanë konstatuar trupin e pajetë të të moshuarit, i cili mendohet se ka humbur jetën nga një rrëzim aksidental ndërsa kulloste bagëtitë.

“I moshuari u gjet i shtrirë në rrugë me dëmtime në kokë. Nga hetimet paraprake rezulton se ai mund të jetë rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që po kulloste bagëtitë,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i të moshuarit është transportuar në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të fundit