Flash News

E-TJERA

Lezhë / Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një grua

Lezhë / Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në fshatin Troshan të Lezhës. Për passojë, sipas policisë është lënduar një grua,  Gjyste Luka 67 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në QSU Tiranë.

“Rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, tek banesa e shtetasit M.L. ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë si dhe është lënduar shtetasja Gj.L. 67 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në QSU Tiranë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

 

Të fundit