Flash News

E-TJERA

Lezhë/ Shpërthim me tritol në zyrën e noterit, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Goni

Lezhë/ Shpërthim me tritol në zyrën e noterit, vëllai i

Një shpërthim më tritol ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit.

Një sasi lënde plasëse është vendosur në zyrën noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Nga shpërthimi janë shkaktuara dëme të vogla materiale. Kamerat e sigurisë kanë qenë dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.

“Rreth orës 04:00 jemi njoftuar se në qytetin e Lezhës, para derës së zyrës noteriale të shtetasit F. Gj, 57 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë eksplozive, e cila ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit të njohur Gjin Gjoni.

Të fundit