Flash News

E-TJERA

Liçaj: Edhe Jezu Krishtin t’u sjellësh kryeministër shqiptarëve, do të bëhet abuziv se nuk protestojnë

Liçaj: Edhe Jezu Krishtin t’u sjellësh kryeministër

Aktori Neritan Liçaj ka shprehur indinjatën e tij me personat që nuk duan protestat.

Sipas tij, protesta është e domosdoshme dhe është më e mira që mund t’i ndodhë shoqërisë.

“Ka pehlivanë që nuk duan as të protestohet. Mos protesto, mos reago, mos ji kritik! Të bëhemi dele, si në kohën e Enverit? Jemi në shekullin XXI, nuk mund të vazhdojë më Shqipëria duke thënë “Jemi shumë mirë, s’kemi nevojë ne se pastaj na mërzitet qeveria”. Qeveria për atë punë paguhet, që të mërzitet. Prandaj protesta është e domosdoshme dhe është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë shoqërisë”, tha Liçaj në A2 CNN.

“Këtyre tipave të lodhur, që nuk duan protesta, edhe Jezu Krishtin t’i sjellësh kryeministër, do i bëhet abuziv. Pse? Sepse nuk flasin, nuk protestojnë, nuk ankohen… Ndërkohë që nuk kuptojnë që edhe kryeministri më i keq, po të dalësh në protestë, do të punojë më mirë”, shtoi Liçaj.

 

Të fundit