Flash News

E-TJERA

Lici jep dorëheqjen nga Vllaznia, trajneri që pritet ta zëvendësojë

Lici jep dorëheqjen nga Vllaznia, trajneri që pritet ta

Largimi i teknikut Suad Lici përflitej prej ditësh dhe tashmë duket se gjithçka do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

Sipas “Panorama Sport”, Lici ka paraqitur dorëheqjen pranë kryetares së bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, teksa mbetet në dorën e Këshillit Mbikqyrës të klubit për të miratuar ose jo dorëheqjen e tij.

Pritet që diçka e tillë të miratohet dhe të caktohet një emër tjetër në vend të ish-futbollistit shkodran, i cili që prej verës së vitit 2018 është në krye të klubit me një mandat i përfundonte më 21 korrik 2021.

Lici doli në plan të dyt që nga ardhja e sponsorit Alban Xhaferi, madje kohët e fundit ai ka shmangur edhe deklaratat sa i përket Vllaznisë.

Burime pranë ish-lojtarit tregojnë se kjo tërheqje është edhe për shkak të angazhimeve të shumta që ka me një biznes të cilin e ka prej kohësh.

Ndërkohë, në Shkodër kanë nisur që tani të mendojnë për emrin që do të pasojë Licin, teksa bëhet fjalë për Benjamin Naku, i cili është njëkohësisht anëtar i këshillit mbikëqyrës të klubit.

Mësohet se bëhet fjalë për një emër të njohur në qytet, i cili ka qenë dikur gjimnast me famë te Vllaznia.

Të fundit