Flash News

E-TJERA

Liderët e Ballkanit ‘zbarkojnë’ në Tiranë, më 28 shkurt mbahet Samiti për Ukrainën

Liderët e Ballkanit ‘zbarkojnë’ në Tiranë,

Më 28 shkurt do të mbahet në Tiranë Samiti për Ukrainën, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama. Kjo do të jetë hera e parë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky viziton Shqipërinë.

"Do përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me këtë do të përpiqemi që në këtë hark kohor të kemi takimin tjetër me përfaqësuesit e rajonit, për të bërë një bilanc të këtij muaji. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas sfidat e sigurisë', tha Rama nga Shkupi.

Një diët pas Samiti të Ukrainës, më 29 shkurt, Tirana do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor të cilët pritet të diskutojnë mbi integrimin e vendeve drejt Bashkimit Evropian. Synohet që rajoni të diskutojë objektivat e vendosura për t’iu bashkuar unionit.

Mbledhja në Tiranë u njoftua pas zhvillimit të një mbledhjeje ministrore të përfaqësuesve nga Ballkani Perëndimor për fushën e integrimit evropian, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), mbi Planin e Rritjes.

"Ky ishte një takim përgatitor, në pritje të takimit të radhës të liderëve, të planifikuar në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt, në ndjekje të objektivave për intensifikimin e përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Europian", thuhet në postim.

Të fundit