Flash News

E-TJERA

Lideri i opozitës bullgare pro hapjes së negociatave për Tiranën dhe Shkupin

Lideri i opozitës bullgare pro hapjes së negociatave për

Ish-kryeministri dhe lideri i opozitës bullgare, Bojko Borisov, është shprehur i gatshëm të mbështesë çeljen e negociatave për integrimin evropian, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Nëse qeveria bullgare bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzon në Parlament, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim”, deklaroi Borisov në intervistën për gazetën “24 orë”.

Borisov tha se Sofja e ka ndaluar procesin e integrimit të Shkupit dhe Tiranës, ndërsa shtoi se RMV-ja duhet të zgjidhë temat që kanë shkaktuar ngërçin.

“Bullgaria në asnjë rast nuk e ka ndaluar Maqedoninë e Veriut. Shkupit i është thënë se i ka ‘dy-tri’ tema që duhet të zgjidhen, pakicat, të ndryshojë Kushtetuta, të qartësohet historia dhe më pas të vazhdojë më tej. Nuk është e mundur të hyhet në BE dhe të mbarten probleme me vete, prandaj Sofja vetëm i ka ngadalësuar Shkupin dhe Tiranën”, tha Borisov.

Kujtojmë se vetoja bullgare po mban të mbërthyer jo vetëm procesin e integrimit për RMV-në, p;or edhe për Shqipërinë. Bullgaria i bëri thirrje Tiranës të ndahet nga Shkupi, që procesi për të të vijojë dhe mos të pengohet nga kërkesat që Bullgaria ka ndaj Maqedonisë së Veriut.

Të fundit