Flash News

E-TJERA

'Lideri përplaset po qe nevoja, mashtruesi llakos flokët'/ Ku ndryshon Berisha nga Basha, sipas ish-ministrit

'Lideri përplaset po qe nevoja, mashtruesi llakos flokët'/

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është lehtësisht e dallueshme se kush është lider dhe kush mashtrues.

Lideri përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja, thekson Manjani, ndërsa shton se mashtruesi vetëm llakos flokët.

Më tej shton, se Berisha ndryshe nga Basha nuk i la demokratët në rrugë, por i udhëhoqi ata, referuar incidentit që ndodhi në protestën e 6 dhjetorit.

Më tej, Manjani ironizon edhe mbështetësit e Bashës ose mashtruesit, siç e quan ai. Sipas ish-ministrit fati i mbështetësve të Bashës është vendour, ndërsa shton se ata nuk kanë lidhje me demokratët, me apo pa Berishën në krye.

“Krahasoni Berishën me Bashën dhe do mësoni dallimin ndërmjet leader-it dhe mashtruesit. Është leksion i demonstruar në jetën reale ky.

Zaten të lësh demokratët në mes të katër rrugëve dhe, vendin pa opozitë dhe ta quash sukses duhet të jesh mashtrues i lindur. Karakter i squllët dhe i pashpresë.

Ata, që ende na hapin barkun për llogari të mashtruesit, duhet të kuptojnë se janë të pashpresë. Janë thjesht të mbaruar. Jo ta kenë mirë me Ambasadën e Propagandës, por edhe me vetë propagandën.

Janë të mbaruar! Dhe mbarimi i tyre nuk ka asnjë lidhje me çfarë ndodh me Partinë Demokratike që po përpiqet të organizojë opozitarizmin.

Fati i tyre politik është i vendosur! Ata nuk kanë më asnjë lidhje me demokratët, me apo pa Berishën në krye. T'u bëjnë mirë privilegjet që marrin duke luajtur këtë teatrin e shëmtuar. Por kaq e kanë mandatën... Neveri...”, shkruan ish-ministri.

Të fundit