Flash News

E-TJERA

Liderja e opozitës bjelloruse vjen sot në Tiranë, çfarë pritet të diskutohet

Liderja e opozitës bjelloruse vjen sot në Tiranë,

Liderja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya do të vizitojë sot Shqipërinë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tsikhanouskaya përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo thotë se do të vizitojë Tiranën me ftesë të kryeministrit Edi Rama dhe në fokus të këtij takimi do të jetë angazhimi i Shqipërisë në OSBE për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi dhe anëtarësimi i vendit tonë në OKB.

“Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri nesër me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Do diskutojmë për angazhimin e Shqipërisë në OSBE në lidhje me krizën e Bjellorusisë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në OKB”, shkruan ajo.

Tsikhanouskaya është arratisur nga Bjellorusia pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të gushtit të kaluar. Zgjedhjet, të cilat u kosnideruan të manipuluara i siguruan Aleksandër Lukashenkos mandatin e 6-të në krye të vendit.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë refuzuar t’i njohin rezultatet e shpallura. Menjëherë pas zgjedhjeve, mijëra bjellorusë protestuan kundër regjimit të Lukashenkos.

Të fundit