Flash News

E-TJERA

Lidhi partneren me litar në shtëpi, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Lidhi partneren me litar në shtëpi, arrestohet 31-vjeçari

Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, pasi kishte dhunuar dhe lidhur partneren e tij në shtrat me litar duke e penguar të largohej, gjatë kohës që ai ishte jashtë. 

Ngjarja e cila u denoncua nga vetë partnerja e shqiptarit, ka ndodhur natën mes mes 8 dhe 9 prillit të kaluar.

Sipas mediave italiane, 31-vjeçari i kishte hequr edhe çelësat e shtëpisë por e reja arriti të zgjidhte litarin dhe të arratisej nga banesa.

Në rrugë ajo gjeti ndihmë nga kalimtarët që e shoqëruan në polici. Vitin e fundit ajo ishte dhunuar dhe herë të tjera, për shkak të xhelozisë nga ana e 31-vjeçarit. Kur ushtarët kontrolluan shtëpinë, gjetën litarin që e reja ishte lidhur. Pas hetimeve, ai u arrestua për abuzim familjar dhe rrëmbim. Ai është tani në burg ku do të presë seancën e gjyqit.

Të fundit