Flash News

E-TJERA

Lidhja e Leonard Dukës me Trejsi Sejdinin, dëshmon fotografi: I vinin para nga Shqipëria, s’di nëse ishin nga krimi apo jo

Lidhja e Leonard Dukës me Trejsi Sejdinin, dëshmon fotografi: I vinin

Në procesin gjyqësor ndaj Leonard Dukës dhe Dritan Bardhit, dëshmitari Klevin Halili ka deklaruar para gjykatës se nuk ka pasur asnjë njohje personale me Dukën. Gjatë dëshmisë, Halili foli edhe për marrëdhënien e tij shoqërore dhe bashkëpunimin me modelen Trejsi Sejdini, me të cilën tha se kishte udhëtuar drejt New York në fillim të vitit 2020.

Sipas dëshmisë, udhëtimi në SHBA ishte planifikuar si pushim dhe vizitë njëmujore, por qëndrimi u zgjat për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19. Ai tha se nuk kishte dijeni për ndonjë lidhje të modeles me Dukën dhe se këtë informacion e kishte mësuar vetëm nga mediat.

Dëshmitari pranoi se kishte ndihmuar Sejdinin në disa raste për të tërhequr para të dërguara nga Shqipëria përmes pikave të transfertave, por theksoi se nuk e dinte burimin e këtyre fondeve. Sipas tij, shumat që tërhiqte për Sejdinin varionin nga 600 deri në 1000 dollarë, të cilat përdoreshin për nevojat e saj gjatë qëndrimit në Neë York, përfshirë aktivitete profesionale si setet fotografike.

“Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard Dukën. Trejsi Sejdinin e njoh, e kam shoqe dhe më lidh bashkëpunimi. Kemi shoqëri. Po kemi bërë pushime jashtë shteti. Në janar 2020 kam qenë në Amerikë me Trejsi Sejdinin. Kemi jetuar në Neë York. Qëllimi i udhëtimit ishte për qejf për 1 muaj për të vizituar Neë York. Ngecëm aty sepse na kapi Covidi, Trejsi u detyrua të merrte një shtëpi me qira atje, ndërsa unë kam jetuar te motra ime. Nuk jam në dijeni se me çfarë të ardhurash ka jetuar Trejsi. Ajo ka qëndruar me mua kemi bërë sete fotografike. Kemi qëndruar në shtëpi kemi bërë jetesë asgjë më shumë.

Nuk kam dëgjuar të flasë për Leonard Dukën. Unë e kam marrë vesh nga mediat këtë gjë, ka qenë periudha kur isha në Amerikë. Trejsin nuk e kam pyetur, as ajo s’më ka pyetur për lidhjet që unë kam pasur. Trejsi Sejdini ka patur gjërat e veta, tërhiqte lekë në Amerikë nga pikat e trasfertave. Lekët vinin nga Shqipëria. Në 4-5 raste kam tërhequr lekë për Trejsi Sejdinin. Nuk e di nëse kanë qenë apo jo para krimi. Nga media mora vesh që kanë patur një lidhje Trejsi dhe Leonard Dukën. Nuk jam takuar ndonjëherë Leonard Dukën, ai e ka suportuar disa herë ekonomikisht Trejsin kur ngeci në Amerikë. 600-1000$ ishin shumat e parave qe unë kam tërhequr për llogari të Trejsit. Ja kryerja unë si shërbim sepse ajo kishte punë, kishte photoshooting, etj”, ka deklaruar Halili.

Të fundit