Flash News

E-TJERA

Lidhje me Habilajt, dënohet me 12 vite burg ish-shefi i Policisë në Dhërmi

Lidhje me Habilajt, dënohet me 12 vite burg ish-shefi i Policisë

Sokol Bode, ish-shefi i Policisë në Dhërmi, është dënuar me 12 vite burg nga GJKKO i akuzuar për lidhje me grupin e Habilajve.

Bashkë me të në mungesë është dënuar edhe ish-oficeri tjetër Gjergji Kohila. Të dy ish-oficerët bashkime ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela akuzohen se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. 

Bode u shfaq kur në media qarkulloi fotoja e tij pranë Florian dhe Moisi Habilajt.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

GJKKO nënvizoi se Tahiri ka lidhje me Moisi dhe Artan Habilajn, lidhje të cilat kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë.

Të fundit