E-TJERA

Lidhje të paligjshme të energjisë elektrike/ Dy në pranga, një në kërkim dhe 6 të proceduar

Lidhje të paligjshme të energjisë elektrike/ Dy në pranga,
Foto Ilustruese

Dy janë vënë në pranga, 6 të tjerë janë proceduar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas aksionit të policisë për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Sipas të dhënave, shtetasit e identifikuar përkatësisht në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe disa kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër në Tiranë, si dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht shtetasit B. H., S. B. dhe K. Q., banues në Shkodër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është proceduar penalisht shtetasi Gj. L., banues në Lezhë.

 

Të fundit