Flash News


E-TJERA

Lidhjet e Ramës me zyrtarin e FBI, Krasniqi: Ka humbur besueshmërinë e kancelarive kryesore ndërkombëtare

Lidhjet e Ramës me zyrtarin e FBI, Krasniqi: Ka humbur

Analisti Afrim Krasniqi thotë se kryeministri Edi Rama nuk shqetësohet për kritikat në Shqipëri, sa i takon përmendjes së tij në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.

Duke folur në A2 CNN, Krsaniqi thotë se Rama ka humbur besueshmërinë e kancelarive kryesore ndërkombëtare dhe partnerëve.

“Është një rast tipik abuziv me detyrën. Kryeministrin nuk e shqetëson raporti me median shqiptare as presioni në parlament. Ai është komod sa kohe kemi opozitë të dobët dhe i kanë bërë vetë këto gjëra. Rama mandatin e tretë nuk e ka për Shqipërinë, por për të shijuar pushtetin ai shndërrohet në aktor lokal e global dhe jep leksione për BE, për zgjedhjet në Francë, Greqi e Gjermani. Mundohet që një njeri i periferisë të hyjë në politikën e madhe.

Kjo që ndodhi është goditja më e madhe që mori në karrierën e tij politike. Kritikat tona nuk e shqetësojnë, por ai ka humbur besueshmërinë për kancelaritë kryesore  ndërkombëtare, ndërsa më parë ka përdorur afganët për dy vizita në SHBA, apo çështjen e hebrenjve apo Iranit. Ai ka humbur besimin e partnerëve dhe prandaj është i mërzitur. E folura anglisht e ka dëmtuar më tepër dhe shqiptarët i konsideron numra për të qëndruar në pushtet”, thotë analisti.

 

Të fundit