Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Liga e Europës/ Ofendoi arbitrin, UEFA nis hetimin ndaj Mourinho-s
Roma u mposht në finalen e Ligës së Europës nga Sevilja. Disfata nuk u përtyp mirë nga trajneri i verdhekuqve José Mourinho, të cilit nuk i doli inati për një penallti.
Portugezi kritikoi arbitrin Entoni Tejlër duke i thënë :“Ti je një turp, është një turp. Ik q**””!
Për shkak të ofendimeve dhe sjelljeve të tij, UEFA ka vendosur të hap hetim ndaj “Special One”.
“Procedurat disiplinore kanë filluar në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s në lidhje me finalen e Ligës së Evropës ndërmjet Seviljas dhe Romës, të luajtur më 31 maj 2023 në Budapest, Hungari.
Akuzat ndaj Seviljas FC:
– Pushtimi i fushës, art. 16(2)(a) DR
– Hedhja e sendeve, art. 16(2)(b) DR
– Ndezja e fishekzjarrëve, art. 16(2) (c) DR
– Sjellja e pahijshme e ekipit, Neni: 15(4) DR
Akuzat kundër AS Roma:
– Hedhja e sendeve, art. 16(2)(b) DR
– Ndezja e fishekzjarrëve, art. 16(2) (c) DR
– Veprat e dëmtimit, Art. 16(2)(f) DR
– Trazirat e turmës, art. 16(2) (h) DR
– Sjellja e pahijshme e ekipit, Neni: 15(4) DR
– Gjuhë fyese/fyerje ndaj një zyrtari të ndeshjes (Z. Zhoze Murinjo), neni 15(1)(b) DR
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë në kohën e duhur.”