Flash News

E-TJERA

Liga e Kampionëve/ Juventus zhgënjen në aktin e parë, Dortmund me një këmbë në çerekfinale

Liga e Kampionëve/ Juventus zhgënjen në aktin e parë,

Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të tjera të fazë së 1/8-ve në Ligën e Kampionëve.

Porto ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në aktin e parë përballë Juventusit, pasi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1.

 Portugezët gjetën rrugën e rrjetës nga një herë për secilin fraksion loje me anë të Taremi dhe Marega, ndërkohë që për bardhezinjtë e Pirlos, ishte Chiesa që ngushtoi diferencën në minutën e '82 të takimit. Në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet në Torino, "Zonjës së Vjetër" i duhet të djersis më shumë për kualifikimin, pasi i duhet vetëm fitorja.

Në sfidën tjetër e luajtur në Spanjë, Dortmund ka marrë një fitore me rezultatin 2-3 përballë Sevijas dhe shkon më i qetë në ndeshjen e ardhshme të cilën e luan në shtëpi. Dahoud dhe dopieta e Haland i dhanë fitoren verdhezinjëve, ndërkohë që për spanjollët realizuan Suso dhe de Jong.

Një ditë më parë u zhvilluan dhe sfidat Barcelona-PSG 1-4 dhe Leipzig-Liverpul 0-2.

 

Të fundit