Flash News

E-TJERA

Liga e Kampionëve/ Real Madrid "buzëqesh" në fund përballë Atalantës, fiore e pastër e City-t

Liga e Kampionëve/ Real Madrid "buzëqesh" në fund

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të aktit të parë të fazës së 1/8-ave në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 0-1 përballë Atalantës. Goli i vetëm për madrilenët u shënua vetëm 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt nga Mendy, duke bërë që të jenë më të qetë në ndeshjen e kthimit që e luajnë në shtëpi. Vlen të theksohet fakti se italianët prej minutës së '17-të luajtën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Freuler.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City duket me një këmbë në çerekfinale, pasi ka arritur të fitojë me rezultat 0-2 përballë Borusia Monchengladbach, ndërkohë që në ndeshjen e radhës i pret në shtëpi gjermanët.

Anglezët arritën të shënonin nga një gol për çdo fraksion loje, me Bernardo Silvën në të parën dhe Gabriel Jesus në të dytën.

Të fundit