Flash News

E-TJERA

Liga e Profesionistëve merr vendimin, çfarë pritet të ndodhë me kampionatin

Liga e Profesionistëve merr vendimin, çfarë pritet të

Pas takimit të zhvilluar sot në ambientet e “Air Albania”, Liga e Profesionistëve ka vendosur me unanimitet të vazhdojë bojkotin e kampionatit të futbollit.

Në mbledhje ishin të pranishëm përfaqësues të klubeve të Superiores, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, me shefin e garave, Marjus Sulejmani si dhe Presidenti i Ligës, Edvin Libohova.

Libohova theksoi se qëndrimi është i pandryshuar dhe se Liga Profesioniste do të jenë në pritje të takimit me Qeverinë për të zgjidhur kërkesat e tyre.

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim”, tha ai.

Të fundit